Connect with us

Bota

Dështimet për Brexit, “tronditet” qeveria e May-t. Çfarë ka ndodhur?

Published

on

Kryetarja e Dhomës së Lartë të parlamentit britanik, Andrea Leadsom, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Theresa May-it.

Kujtojmë se në qeverinë e Theresa May ndodhi referendum për ndarjen nga BE-ja. BREXIT nuk ka kaluar në parlamentin britanik edhe pse mazhoranca qeverisëse ka dështuar katër herë në përpjekjet e saj.

Kryeministria britanike Theresa May ka paraqitur 10 pikat e saj për Brexit-in e ri dhe tha se duhet që ky plan të mbështetet nga të gjithë deputetet britanik.

May nuk e përjashtoi mundësinë e një referendumi të ri nëse situata bëhet prapë e ndërlikuar dhe nuk do të ketë progres.

Continue Reading

Bota

Arrestohet “Pablo Escobari” i shekullit 21, kapet gjatë një operacioni ushtarak

Published

on

Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar narko-bosin kryesor në këtë vend – Dairo Antonio Usuga i njohur me nofkën Otoniel.

Siç raporton Reuters, 50-vjeçari është kapur gjatë operacionit Oziris në zonën rurale Uraba, transmeton Telegrafi.

Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara që ka bërë shpërndarjen e dhjetëra dërgesave me kokainë, e sipas presidentit kolumbian Ivan Duke, ai akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe kontrabandim me të mitur.

Kolumbia kishte ofruar 800.000 dollarë për çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e Otonielit, derisa qeveria amerikane kishte ofruar 5 milionë dollarë.

“Kjo është goditja më e fuqishme e narko-dilerëve në vendin tonë në këtë shekull”, ka porositur presidenti Duke, duke e bërë një krahasim me rënien e Pablo Escobari gjatë viteve të 90-ta.

Continue Reading

Bota

Tetë fëmijë në Kabul humbin jetën nga uria

Published

on

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.

Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.

Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht./ Rel/

Continue Reading

Bota

CNN: Ky është aktualisht produkti më i rrezikshëm në planet

Published

on

Një magazinë në periferi të kryeqytetit tajlandez, Bangkok ishte plot me doreza mbrojtëse të përdorura.

Aty pranë ishte një tas plastik, i mbushur me bojë blu dhe disa palë doreza.

Gjegjësisht, zyrtarët tajlandezë njoftuan se punëtorët në këto magazina po përpiqen të lyejnë dorezat e përdorura për t’i bërë ato të duken si të reja.

Edhe pse autoritetet tajlandeze bastisën këtë magazinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka ende shumë vende të tilla në Tajlandë.

Kërkesat për doreza mbrojtëse janë rritur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit, dhe qëllimi është eksporti.

Hulumtimet disamujore të CNN zbuluan se dhjetëra miliona doreza të përdorura mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Një hetim penal është duke u zhvilluar në SHBA dhe Tajlandë dhe Douglas Stein, një nga furnizuesit e pajisjeve mbrojtëse, thotë se dorezat mbrojtëse janë aktualisht malli më i rrezikshëm në planet.

“Një sasi e madhe e produkteve të këqija po vijnë. Doreza të ndyra, të përdorura dhe nën standarde po vijnë në SHBA, dhe autoritetet vetëm tash duket se po e kuptojnë shkallën e madhe të rrezikut”, thotë Stein.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të mundshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët, autoritetet amerikane po luftojnë me tregtinë e paligjshme – pjesërisht për shkak se rregulloret për importimin e pajisjeve mjekësore mbrojtëse janë pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë.

Në shkurt dhe mars të këtij viti, një kompani amerikane paralajmëroi dy agjenci qeveritare se kishte marrë dërgesa plot me doreza dukshëm të ndyra nga një kompani tajlandeze.

Megjithatë, kompania tajlandeze arriti të dërgojë dhjetëra miliona doreza të tjera në muajt pasues.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i tha CNN se nuk mund të komentonin për raste individuale, por se ata kishin ndërmarrë një sërë hapash për të gjetur burimin dhe për t’i ndaluar shitjet e tilla.

Continue Reading

Aktuale