Connect with us

Kolumna

Cilësia dhe sfidat e mbijetesës së universiteteve private

Published

on

Shkruan: Prof.dr. Izet Zeqiri, Anëtar korrespondent i ASHAMV

Në kushtet ku dita ditës zvogëlohet numri i nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ku për 10 vjet kemi një zvogëlim prej 23.885 nxënësve të shkollave të mesme ose diku 25%, pasi qw në vitin shkollor 2009/10 kemi pasur 95.343 nxënës të shkollave të mesme, kurse sot në vitin shkollor 2018/2019 kemi 71.459 nxënës të shkollave të mesme, është vështirë mbijetesa e të gjitha këtyre universiteteve private po edhe publike, me mbi 1500 programe studimore në Maqedoninë e Veriut.
Problemi midis mes masivizimit të institucioneve të Arsimit të lartë dhe cilësisë së studimit në Maqedoninë e Veriut është vështirë të bashkëjetojnë. Është e domosdoshme të hapet çështja e akreditimeve, riakreditimit dhe verfikimit kritereve të ligjshmërisë te Universiteteve private nga Ministria e Arsimit të cilat po thuajse tërësisht e kanë komercializuar Arsimin e lartë duke vepruar në raste të caktuara edhe jashtë kornizës ligjore vetëm për mbijetesë.
Studentët më shumë janë të orientuar në universitet publike se sa te to private nëse analizojmë ku studiojnë të rinjtë do të shohim se në Arsimin Universitar në Maqedoninë e Veriut, 86.05% e studentëve janë të orientuar në Universitetet publike, ku kemi 50.000 studentë, kurse në Universitetet private dhe private publike 13.95% apo afër 8.000 student. Në këtë garë të konkurrencës ku numri i nxënësve dita ditës zvogëlohet është vështirë mbijetesa financiare universiteteve private me një numër të vogël të studentëve, të cilët nuk mundet t’i mbulojnë as shpenzimet. Shih numrin e studentëve në universitetet private.
Indikator i suksesit dhe cilësisë së studimit është edhe kalueshmëria dhe diplomimi i studentëve, po të analizohet numri i të diplomuarve në vitin akademik 2016/2017 në Universitetet publike dhe private, do të shohim se 24% të diplomuarve apo 2.045 janë në Universitetet private dhe private publike edhe pse numri i të regjistruarve në krahasim me Universitet publike është 13.95%. Kurse në anët tjetër numri i të diplomuarve në Universitet publike është 76% apo 6.500 të diplomuar edhe pse numri studentëve në universitet publike është 86.05%. Kjo është edhe një indikator i cilësisë së arsimit që mbisundon në Universitet publike në krahasim me ato private. Shih numrin e të diplomuarve.

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Aktuale